Në shumicën e rasteve, Superiorja ka vuajtur për sulmues shqiptarë. Gjithmonë kanë qenë të huajt ata që bënin diferencën sa i përket golave të shënuara. Por kjo histori duket se ka ndryshuar në sezonin që lamë pas. Mjafton që t’i hedhim një sy edhe tre lojtarëve më të kushtueshëm në elitën e futbollit tonë.
Lista kryesohet nga Taulant Seferi që vlen 650 mijë euro, ndiqet nga Guindo, i vetmi i huaj me 500 mijë euro dhe mbyllet nga Redon Xhixha me 475 mijë euro. Sigurisht që me nivelin e treguar te Partizani, edhe Skuka do të rrëmbente një vend në “Top 3”, por gjysma e sezonit e kaluar te Dinamo ndikoi që kartoni i tij të mos shkonte në këto shifra. /Sport Ekspres/