Paulo Dybala është lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Juventusin i skadoi në fund të sezonit. Që prej largimit nga Juventusi, Dybala ka qenë në negociata të vazhdueshme me Interin, por të dyja palët deri më tani nuk kanë arritur një marrëveshje, madje Interi ka rikthyer Romelu Lukakun në klub.
Mirëpo, Milani dëshiron të përfitojë nga kjo situatë dhe tashmë kampioni i Serisë A ka shprehur interesim për futbollistin argjentinas. Gazzetta dello Sport bën të ditur se kushti i vetëm që Dybala të veshë fanellën e “rossonerëve” është ulja e pagës. Milani mund të nënshkruajë me futbollistin vetëm nëse ai është i gatshëm të ulë pretendimet e tij financiare
Paulo Dybala ishte futbollisti më i paguar në Itali kur luante për Juventusin. 13.36 milionë euro në vit ishte rroga që merrte te “Zonja e Vjetër”, shuma rreth së cilës do të sillet ndoshta kërkesa e re e Dybala në klubin e ardhshëm. /Sport Ekspres/