Kristijan Vula ishte emri i përmendur prej disa kohësh te Vllaznia dhe zyrtarizimi mbërriti më në fund. Lojtariu iu bashkua shkodranëve me një kontratë tre vjeçare që ngroh tifozët për vetë mënyrën sesi po punohet për të ardhmen, jo më me kontrata që zgjasin vetëm një vit. Ndërkohë në një prononcim për “Sport nga Bajraktari”, Vulaj ka dhënë prononcimin e parë.
“Kishte shumë diskutime të gjata dhe mendova shumë. Por e zgjodha Vllazninë pasi është klub me shumë histori, lavdi. Koha do ta tregoj, por unë jam i bindur se kam bërë zgjedhjen e duhur. Kam pasur edhe disa oferta konkrete, por zgjodha Vllazninë. Ishte momenti për të ikur nga Mali i Zi, bëra dy sezona të mira me Decic. Duhet të provoja veten në një kampionat më të fortë dhe më serioz”, tha Vulaj. /Sport Ekspres/