Pas tre ndeshjeve të zhvilluara në pak kohë me Kombëtaren, futbollistët kanë marrë pushimet. Elseid Hysaj ka shkuar në Greqi së bashku me bashkëshorten e tij dhe fëmijët, duke e shfrytëzuar këtë kohë të lirë për të bërë plazh dhe për të luajtur volejboll.
Nga krahu tjetër, Myrto Uzuni është duke kaluar momentet e kohës së lirë me të dashurën e tij. Sulmuesi ka postuar disa fotografi në rrjetet sociale teksa ndodhet në lokalet e natës për t’u dëfryer pas një sezoni të lodhshëm. /Sport Ekspres/