Krahë për krahë me njëri-tjetrin, Tirana dhe Shkupi zhvilluan ndeshjen si një vëllazërore mes dy kampionëve shqiptarë

Tirana ka zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore në fazën përgatitore që po mbahet në Turqi. Këtë herë bardheblutë kanë arritur që të fitojnë ndaj Shkupit me shifrat 2-0. Por kjo përballje ishte mes dy kampionëve, të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Marrëdhënia e mirë mes këtyre dy klubeve shqiptare u pa edhe në fushën e blertë. Fillimisht lojtarët pozuan të gjithë së bashku, krahë për krahë me njëri-tjetrin, si të ishin një skuadër e vetme. Kjo flet shumë dhe padyshim ishte një veprim për t’u përgëzuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *