Partizani i Mehmetit po bind para Europës, me Skukën premtohet një verë e nxehtë

Partizani do të përballet ndaj Saburtalos në turin e parë të Conference League. Mes katër kundërshtarëve të mundshëm, të kuqtë kanë “peshkuar” kundërshtarin më të vështirë.

Por sërish bëhet fjalë për një rival të kalueshëm. Për më tepër që Partizani i Mehmetit ka bindur edhe në miqësoren e parë kundër Murës, ekipi që është pjesë e elitës sé Sllovenisë.

Skuka nuk zhgënjeu duke shënuar, për të premtuar verën e nxehtë. Nga ana tjetër edhe transferimi i ri, Ëngjëll Hoti, tregoi se ka shumë potencial me super golin e tij në debutim, megjithëse jo ndeshje zyrtare. Sigurisht që në miqësore nuk ka rëndësi rezultati, por një përmbysje si ajo e djeshme i jep më shumë besim ekipit për vazhdimësinë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *