Muaji korrik rikthen në fushën e gjelbër ekipet shqiptare. Këtë herë jo në “Abissnet Superiore”, por në turet kualifikuese të kompeticionet europiane. Tirana është e vetmja përfaqësuese e Shqipërisë në Champions League, ku kundërshtërin e parë do të kete Dudelange-n. Ndeshja e parë zhvillohet në 6 korrik në orën 19:30 në Luksemburg, ndërsa takimi i kthimit luhet më 12 korrik në orën 20:00 në Shqipëri.
Ndërkohë në turin e parë të Ligës së Konferencës do të jenë pjesëmarrëse 2 skuadra të “Abissnet Superiore”-s, Laçi dhe Partizani. Më 7 korrik në orën 20:00 kurbinasit presin Iskran në “Elbasan Arena”, ndërsa më 14 korrik në orën 21:00 do të luajnë ndeshjen e kthimit në Mal të Zi. Sakaq, Partizani e luan ndeshjen e tij të parë në transfertë. Më 7 korrik në orën 18:00 të kuqtë sfidojnë Saburtalon në Gjeorgji, ndërsa 7 ditë më vonë, në orën 20:00 luhet ndeshja e kthimit në Shqipëri./Sport Ekspres/
Ndeshjet e klubeve të “Abissnet Superiore“-s në turin e parë kualifikues në Europë:
Champions League, Turi i Parë
6 korrik
19:30 Dudelange – Tirana
12 korrik
20:00 Tirana – Dudelange
Conference League, Turi i Parë
7 korrik
18:00 Saburtalo – Partizani
20:00 Laçi – Iskra
14 korrik
20:00 Partizani – Saburtalo
21:00 Iskra – Laçi