Leonardo u shkarkua nga detyra e tij te PSG-ja pa asnjë deklaratë për shtyp. Në media është zbuluar se largimi i tij ishte kusht për rinovimin e Kilian Mbapesë, por ish-drejtori sportiv i parisienëve është shprehur në një intervitë për “L‘Equipe“ se nuk ia kishin thënë një fakt të tillë.
“Largimi im lidhet me rinovimin e Mbapesë? Jo, nuk ma thanë këtë. Por unë nuk dua t’i hyj këtyre gjërave. Dhe fakti i mbajtjes së një lojtari të këtij niveli, francez dhe parisien, është i rëndësishëm për PSG-në dhe Ligue 1 franceze“, ka thënë Leonardo.
Më tej braziliani tregon me krenari transferimin e Leo Mesit në Paris, të cilin e konsideron si transferimin më të madh në historinë e futbollit. “Bëra transferimin më të madh në historinë e futbollit duke sjellë Leo Mesin te PSG-ja. Nuk ka më shumë se kaq”, është shprehur Leonardo./Sport Ekspres/