“Ja çfarë leksioni më dha Skënderbeu në Europë”, batuta e Tefik Osmanit për dy afrimet e pazbuluara te Tirana: Do hapja vetë portal që të bëja lajme…

Tefik Osmani ishte i ftuar në një lidhje direkte në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari. Teksa po diskutohej për shortin e Champions League ndaj Dudelange, drejtori i bardhebluve theksoi me të drejtë se në asnjë moment ky rival nuk është konsideruar si i thjeshtë, por më i lehti nga katër të mundshmet.

“Tani ne po zhvillojmë fazën përgatitore në Turqi. Humbëm 1-2 ndaj Dinamo Tiraspolit, por deri në minutën e 60 kur më pas aktivizuam edhe lojtarët e rinj, paraqitja ishte shumë e kënaqshme nga grupi që pritet të luajë në Champions League. Sigurisht që në këto miqësore nuk ka rëndësi rezultati, por ngarkesa që po marrin lojtarët, në mënyrë që të jenë në ritëm.

Do të kulmojmë në datën 25 qershor me miqësoren ndaj Fenerbaces, megjithëse është një ekip shumë i fortë për ne. Shorti me Dudelangen? Shiko, asnjëherë nuk e ka thënë dikush nga ne që është i lehtë. Por sigurisht që është më mirë të përballesh me Dudelangen duke parë katër rivalët e tjerë të mundshëm. Nuk do të ishte njësoj si të përballesh me Ferencvaros dhe Mariborin.

Prandaj e kemi cilësuar të tillë, por asnjëherë nuk kem thënë se do të jetë e lehtë për ne. E lehtë apo e fortë, do ta themi kur të mbarojnë të dy ndeshjet. Nuk është pak që ky kundërshtarë ka qenë më parë në grupet e Europës. Por koha me Skënderbeun në Europë na ka dhënë një mësim.

Ne kemi qenë të vegjël si ekip, ndërsa kundërshtarët tanë nuk impenjoheshin në maksimum ndaj nesh. Për këtë arsye fusha e lojës nuk tregonte diferenca të mëdha. Prandaj edhe ne duhet ta mbajmë kokën ulur dhe vetëm të punojmë. Nuk duhet të shohim fare se çfarë bën Dudelange me afrimet dhe largimet, por të shohim vetëm punën tonë. Taulant Seferi? Kur të mbarojë Championsi do të ulemi dhe të shqyrtojmë ofertat”, tha Osmani.

Gjithashtu drejtori i Tiranës njoftoi se do të ketë edhe 1-2 afrime të reja brenda së hënës. “Do të kemi edhe një ose dy afrime të reja brenda së hënës. Po mundohemi që ta përforcojmë grupin”. I pyetur nëse mund të zbulonte dot ndonjë emër, Osmani nuk e kursen batutën: “Nëse do të ishte për të zbuluar emra pa rënë në dakortësi të plotë me lojtarin, atëherë do të hapja edhe unë ndonjë portal të timin dhe do të filloja të bëja lajme vetë”, tha Osmani. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online