Zhvilluan miqësore ndaj vendit të 6 në Moldavi, shënon Redon Xhixha dhe më pas vjen përmbysja kundër Tiranës

Tirana është duke zhvilluar fazën përgatitore në mënyrë që lojtarët të jenë në formë para takimit të Champions League. Turi i parë i vendosi bardheblutë kundër Dudelanges, ekipit të Luksemburgut që ishte më i lehtë ndër alternativat e tjerë të kundërshtarëve të mundshëm. Ndërkohë Tirana ka zhvilluar një miqësore ndaj moldavëve të Dinamo Auto Tiraspol, që e mbyllën kampionatin e shkuar në vendin e 6. Redon Xhixha do të shënonte i pari në të 48, por për pas erdhi përmbysja e kundërshtarit.

“Është zhvilluar sot ndeshja miqësore mes KF Tirana-Dinamo-Auto Tiraspol. Takimi përfundoi në rezultatin 1-2. I pari që shënoi në fushën e lojës ishte Redon Xhixha i cili tundi rrjetën e kundërshtarit në minutën e 48’. Nga minuta e 60’ trajneri Shehi vendosi të kryente rrotacion në skuadër duke nxjerrë në fushë të gjithë lojtarët e rinj për ti ofruar atyre minutazhin e nevojshëm”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online