Largohet edhe Agim Ibrahimi, Dinamo zyrtarizon ndarjen me 4 futbollistë

Dinamo ka zyrtarizuar ndarjen me katër futbollistë të cilët ishin pjesë e kryeqytetasve dhe konsideroheshin të rëndësishëm për projektin e Superiores. Por ishte e pamundur që këta element të mbaheshin në Kategorinë e Parë, ndërsa u njoftua largimi i tyre, mes të cilëve gjendej dhe Agim Ibrahimi.

“FC Dinamo njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarët Agim Ibraimi, Aleksandar Sofranac, Goran Siljanovski dhe Aleksandar Isaevski.

Klubi dhe futbollistët kanë zgjidhur me marrëveshje dhe dakortësi kontratën, duke ndëprerë bashkëpunimin mes tyre dhe palët do vazhdojnë në drejtime të ndryshme në sezonin e ri.

FC Dinamo falenderon lojtarët për kontributin e dhënê me fanellën blu dhe u uron suksese në karrierë”, shkruhet në njoftimin e Dinamos. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *