“Partizani i dërgoi nga Liga e Dytë në Ligën e Konferencës”, në Rumani tregojnë si të kuqtë ngatërruan stemën

Partizani ka mësuar sot edhe kundërshtarin që do të ketë përballë në rast se kalon pengesën Sabutarlo në turin e parë të Ligës së Konferencës. Goglat i kanë dhënë një short të vështirë, teksa në turin e dytë i pret Steaua e Bukureshtit. Në Rumani kanë bërë prezantimin e rivalëve të mundshëm të nënkampionëve të kampionatit të tyre, por menjëherë kanë nxjerrë në pah edhe gabimin e bërë nga ana e Partizanit.

Skuadra shqiptare ka shpërndarë në rrjetet sociale rezultatet e shortit, por kanë ngatërruar stemën e ekipit rumin. Në vend të asaj të FCSB-së, kanë vendosur stemën e CSA Steauas së Bukureshtit. Ekip ky që militon në ligën e dytë të futbollit rumun.

“Shqiptarët e FK Partizani Tirana dërguan CSA Steaua-n direkt e në Ligën e Konferencës, ndonëse skuadra e Daniel Opri?a-s nuk ka të drejtë të ngjitet në Casa Pariurilor Liga 1. FCSB do të luajë në kualifikueset e Ligës së Konferencës me fituesin e duelit mes Saburtalo (Gjeorgji) dhe Partizanit (Shqipëri). Megjithatë, shqiptarët e bënë këtë dhe menduan se do të luajnë me… CSA Steaua Bukuresht. Shqiptarët ngatërruan stemat e dy klubeve, shenjë se lu.fta mes FCSB dhe CSA Steaua shkaktoi konfuzion edhe jashtë kufijve të Rumanisë”, shkruan në artillullin e saj “Fanatik.ro”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *