Fitimi i Kupës së Shqipërisë i dha mundësinë Vllaznisë për të marrë pjesë në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Shkodranët do të mësojnë ditën e nesërme kundërshtarin që do të kenë përballë në këtë kompeticion.
Ndërkohë ditën e sotme është publikuar edhe lista me emrat e 5 ekipeve të mundshme të klubit kuqeblu. Dy skuadrat më të vështira që duhen shmangur nga golgat janë Makabi i Tel Avivit dhe Bate Borisovi. Rivalët e tjerë të mundshëm janë Dinamo e Tbilisit ose Paide, Kairat Almati dhe Universitatea Kraiova, ekip të cilin arriti ta eliminonte Laçi në sezonin e shkuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/