Zyrtare/ Gjithçka nis me një “follow”! Besart Ibrahimi nuk i dëshiron 5.000 eurot e Partizanit, zgjedh…Strugën

Besart Ibrahimi është zyrtarizuar përfundimisht në ekipin e ri. Një telenovelë u shndërrua transferimi i këtij lojtari që kishte interes të madh kryesisht nga Partizani dhe Shkupi, ndërsa këta të fundit u shpallën kampion në Maqedoninë e Veriut.

Në fakt, tek Partizani u munduan prej disa muajsh që ta bindnin këtë element që të vinte në Superiore. Por kushti kryesor i Ibrahimit për të vazhduar negociatat ishte kalimi në Europë. Pasi kryeqytetasit siguruan Conference League, mbërriti oferta prej 5.000 eurove në muaj që do të ishte pagesa për Besartin, po aq sa u la edhe nga Shkupi.

Por në fund vetë futbollisti ka zgjedhur që t’i bashkohet Strugës. Prezantimi i bërë ishte i një tjetër niveli, teksa tregohet nëpërmjet një kërkimi në internet për një sulmues që të jetë i pandalshëm dhe rezultatet paraqesin Ibrahimin, ku niset menjëherë edhe “Follow”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *