LAJM I FUNDIT/ Largohen 11 lojtarë të Shqipërisë për ndeshjen me Estoninë, qëndron Armando Broja dhe debuton Kevin Haveri

Kombëtarja shqiptare rikthehet në stërvitje pas ndeshjes së Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe po përgatitet për miqësoren e 13 qershorit me Estoninë. Skuadra do të zhvillojë një seancë stërvitore pasditen e sotme në kompleksin Tropikal në Durrës, ndërkohë që do të ketë ndryshime në listën e lojtarëve të gatshëm për ndeshjen e tretë të qershorit.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollistët Etrit Berisha, Nedim Bajrami, Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Berat Gjimshiti, Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla dhe Kastriot Dermaku do të largohen nga grumbullimi dhe nuk do të jenë të gatshëm për sfidën me Estoninë. Ndërkaq, me ekipin janë bashkuar edhe pesë lojtarët e rinj të ftuar së fundmi, Arbnor Muçolli, Jon Mersinaj, Enis Çokaj, Simon Simoni dhe Kevin Haveri.

Ndryshimet janë bërë në mënyrë që stafi teknik dhe t’i jap minuta loje futbollistëve që nuk janë aktivizuar në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve si edhe për të provuar sa më shumë të rinjtë. Të dielën Kombëtarja do të zhvillojë edhe seancën zyrtare dhe konferencën për shtyp para miqësores më Estoninë, që luhet të hënën në stadiumin “Air Albania”, ora 18:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *