Interes i madh për të parë Kombëtaren, Xhihani zbulon numrin e biletave: Deri para 30 minutave janë shitur…

Vetëm një orë na ndan nga fillimi i sfidës mes Shqipërisë dhe Izraelit. Pavarësisht barazimit në Islandë, interesi mbetet i lartë për kuqezinjtë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Kuq e Zi” në “Supersport”, gazetari Sokol Xhihani ka zbuluar se deri përpara 30 minutave numri i biletave të shitura ishte në shifrën 16573.

“Deri përpara 30 minutash janë 16573 bileta të shitura. Këtu në Shqipëri duhet të ndërgjegjësohen të gjithë që nuk mund të shkohet në stadium 30 minuta më përpara“, ka raportuar Sokol Xhihani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *