Avokati i Federatës kundërshtare i gjen provat! Kombëtarja që pritet të përjashtohet nga Botërori, zvogëloi me 2 vite lojtarin dhe kishte lindur në shtet tjetër

Ekuadori po rrezikon seriozisht përjashtimin nga Botërori i Katarit. Pavarësisht se kjo Kombëtare ka njohur edhe kundërshtarët e saj për grupet e Botërorit, ka shumë gjasa që të merret vendimi i hekurt. E gjitha kjo ka ardhur falë avokatit Eduardo Carlezo, që është pjesë e Federatës Kiliane të Futbollit.

Ai ka gjetur të gjitha provat kyçe që dokumentojnë edhe falsifikimin që është bërë me rastin e lojtarit të Ekuadorit, Byron Castilla. Avokati pretendon gjithashtu se Castilla në fakt ka lindur në Kolumbi, Tumak dhe jo në Ekuador siç në fakt rezulton tani. Një provë shumë e rëndësishme është ajo e certifikatës së martesës së prindërve të lojtarit.

Gjithashtu Eduardo Carlezo ka treguar se Castilla ka lindur në 25 korrik të 1996 dhe jo në 10 nëntor të 1998, teksa e dhënë e fundit rezulton të jetë edhe zyrtarja. Nëse Ekuadori do të përjashtohet nga gara e Botërorit, nuk dihet ende se cila do të jetë Kombëtarja që do të përfitojë, teksa Kili i mbylli grupet e kualifikueseve në vendin e shtatë, pa arritur të kalojë në fazën finale. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *