VIDEO/ 5 golat në 90 minuta të Lionel Mesit humbin vlerën! Gjesti i turpshëm, Estonia e ndaloi lojën për faull dhe Mesi i shënon në pabesi

Argjentina ka mposhtur 5-0 Estoninë në një ndeshje miqësore dje. Të pesë golat u shënuan nga ana e Lionel Mesit. Estonezët e pësuan të parin në minutën e nëntë nga penalltia, ndërsa më pas Mesi vazhdoi me golat në minutat 45, 47 dhe 71 dhe përfundoi me gol në të 76-ën.

Mirëpo, një gol nxiti zemërimin e estonezëve dhe është i katërti nga minutën e 71-të. Një futbollist argjentinas ishte shtrirë në fushë pas kontaktit me kundërshtarin e tij dhe futbollistët estonez e ndalën lojën, të bindur se Lionel Messi do ta merrte topin dhe do ta largonte nga fusha, në mënyrë që shoku i tij të merrte ndihmën mjekësore.

Megjithatë, Lionel Messi nuk e bëri këtë. Estonezët tentuan ta ndalonin vetëm kur ai u fut në zonën e rreptësisë, por ishte tepër vonë. Tifozët në rrjetet sociale kritikuan gjestin e Lionel Messit, duke thënë se argjentinasi përdori dëmtimin e kolegut të tij për të shënuar në një ndeshje miqësore. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *