“Shifra më e ulët në gjithë historinë”! Tifozët braktisin Islandën me Shqipërinë, kuqezinjtë do të luajnë si në…Air Albania

Shqipëria do të ketë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve ndaj Islandës. Kjo përballje do të zhvillohet në transfertë, por nuk do të ndihet shumë si e tillë për kuqezinjtë. Mediat islandeze janë shprehur të zhgënjyera me interesimin e ulët për Kombëtaren e tyre nga ana e tifozerisë, që po i braktis pas rezultateve jo të mira në kohët e fundit.

Madje sipas tyre bëhet fjalë për shifrën më të ulët historike të mbështetjes nga ana e tifozëve. Kështu, në përballjen e nesërme priten maksimumi deri në 2500 tifozë në stadiumin Laugardalsvollur të Reykiavik, që ka kapacitet prej 10.000 vendesh.

Islanda ka rreth 8 ndeshje të fundit që nuk luan në shtëpi, që nga 11 tetori i 2021. Atëherë do të priste Lihteshtejnin dhe kishte më tepër tifozë sesa pritet ndaj Shqipërisë nesër, 4460 tifozë. Ndërkohë në stadiumin e Islandës priten edhe 140 tifozë kuqezinjë që janë të aftë të mbizotërojnë stadiumin dhe të thyejnë turmën e heshtur të 2500 mbështetësve kundërshtarë, për ta kthyer si në…Air Albania. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *