Sarri rinovoi me Lacion, por duhet të bëjë paqe me Taren! Lotito ka një kërkesë për drejtorin sportiv shqiptar

Mauricio Sarri do të jetë trajneri i Lacios deri në vitin 2025. Kreu i pankinës bardheblu rinovoi kontratën që skadonte vitin e ardhshëm, duke premtuar për nëj projekt afatgjatë në kryeqytet. Megjithatë, tashmë i duhet të rregullojë raportet e tij me Igli Taren.

Sarri këkron një model si ai anglezi, ku do të japë idenë e tij edhe për merkaton, ndërsa Tare nuk dëshiron të ketë konkurencë në këtë pjesë.Ndëkorkohë Lotito ka ndërhyrë mes të dyve, duke i kërkuar Tares më tepër shpejtësi në transferimet në mënyrë që të lirojë sa më shpejt indeksin e likuiditetit./Halit Delibashi-Sport Ekspre/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *