Barcelona ka prezantuar fanellat e reja për sezonin 2022-2023. Ajo që është interesante për dizajnin e këtyre uniformave është se drejtuesit blaugranas kanë rikthyer modelin e 20 viteve më parë. Ky model ngjason me vitin 2003-2004, kur në atë kohë Barcelona filloi ringritjen e saj si skuadër dhe dy vite më vonë, në 2006 u shpall kampione e Europës.
Pas një viti me ulje-ngritje, Barcelona ka arritur të gjejë formën më të mirë më trajnerin e ri Xavi Hernandez. Me blerjen e mundur të Leëandoëski-t dhe Aubameyang tashmë në skuadër, katalanasit kërkojnë fitimin e kampionatit spanjoll si dhe trofeun e Uefa Champions League. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/