Të gjithë po presin zyrtarizimin e tij në Premier League, për Thomas Strakoshën lind ide e re për Valencian në La Liga

Të gjithë janë duke pritur zyrtarizimin e Thomas Strakoshës në Premier League. Gardiani shqiptar i dha lamtumirën Lacios në ndeshjen e fundit të sezonit, duke u përshëndetur me tifozët dhe shokët e skuadrës.

Në mediat italiane u raportua se marrëveshja ishte arritur përfundimisht me Fulham, teksa mungonin ende detajet e fundit. Megjithatë një hipotezë e re ka lindur për këtë futbollist. Sipas medias spanjolle “Blanquinegres”, Valencia ka shfaqur interes mbi Strakoshën. Tani na mbetet të presim se çfarë do të ndodhi gjatë ditëve në vazhdim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *