Sjellja e lojtarit nervozon presidentin e Realit/ Nuk po luan dhe nuk dëshiron të largohet, rroga e majme që përfiton po e shfrytëzon në maksimum

Presidenti i Real Madridit së fundmi u premtoi tifozëve se klubi kishte përfunduar ardhjen e Kylian Mbappe, por në fund nuk doli asgjë pasi sulmuesi francez papritur vendosi të qëndrojë në PSG. Me Realin u lidh edhe emri i Erling Haaland, i cili përfundimisht u largua te Manchester City dhe Perez mbeti pa dy përforcimet më të mëdha në merkaton e verës që mund të sillte në Santiago Bernabeu.

Perez nuk po shkon shumë mirë kur bëhet fjalë për largimet. Disa lojtarë u hoqën qafe sepse u skadoi kontrata, por enigma e pabesueshme mbetet ende Mariano Diaz. Sulmuesi, i cili u soll te Reali nga Lyon katër vite më parë si zëvendësues i Cristiano Ronaldos, ishte ulur kryesisht në tribuna apo në stolin e lojtarëve rezervë dhe ka bërë vetëm disa paraqitje këtë sezon.

Besohej se Mariano më në fund po largohej nga Reali këtë verë dhe se do ta hiqnin qafe, por duket se nuk do të jetë aq e lehtë. Mariano Diaz ia ka bërë të qartë Perezit se nuk ka ndërmend të largohet nga klubi, gjë që ka zemëruar presidentin e Real Madridit. Diaz nuk dëshiron të largohet nga klubi, pavarësisht interesave të klubeve nga Turqia dhe Spanja, dhe ai vendosi të qëndrojë te Real Madrid edhe sezonin e ardhshëm. Duart e Perezit janë të lidhura sepse Diaz ka edhe një vit kontratë dhe është i vendosur të qëndrojë deri në fund sepse është i vetëdijshëm që nuk do të marrë më kurrë një rrogë të tillë si te Reali. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *