Rei Manaj përfundoi një sezon me nota pozitive në radhët e La Specias. Sulmuesi shqiptar spikati në fushën e lojës, ku pavarësisht se mori vendin e titullarit me vonesë, diti si ta justifikonte besimin e trajnerit.
Vlerësimet nga trajneri Tiago Mota kanë qenë të shumta për të, por duket se nuk kanë munguar as ato të tifozëve. “CalcioSpecia” ka ftuar mbështetësit e klubit ligur të votojnë për lojtarin më të mirë të sezonit. Me një numër prej 30.5% të votave, Rei Manaj është i preferuari i tifozëve./Sport Ekspres/