Objektivat e sezonit të Vllaznisë varen të gjitha nga finalja e nesërme e Kupës së Shqipërisë. Vetëm fitorja mund ti dërgojë shkodranët në Europë, prandaj kundër Laçit nuk tolerohen hapa fals. Në një intervistë për emisionin “Sport Magazine”, të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe të transmetuar në “Ora News”, Uliks Kotrri ka komentuar përballjen vendimtare të Vllaznisë, skuadër me të cilën ka luajtur përgjatë karrirës së tij. Ish-futbollisti ka vlerësuar së tepërmi trajnerin Josa, të cilin e sheh si personin e duhur për një finale si ajo kundër Laçit.
“Josa është një trajner që e njeh shumë mirë futbollin, sidomos në Shqipëri. Është një trajner që ka shumë kupa, shumë kampionate të fituara. Është fiks trajneri i duhur për nesër, për ti dhënë atë shtytjen e duhur Vllaznisë për të arritur qëllimin.
Këto çfarë kanë kaluar duhet të harrohen. Nesër është një finale dhe është një pikë shumë e rëndëishme për të ardhmen e Vllaznisë edhe për vitin tjetër. Pasi dihet që të ardhurat janë shumë të mira nëse fitohet Kupa. Do të ketë ndoshta një Vllazni shumë më konkuruese vitin tjetër“, është shprehur Uliks Kotrri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/