VIDEO/ Skenat e pazakonta në Spanjë! Lojtarët nisën të festojnë pasi menduan se po afroheshin në La Liga, pastaj e kuptuan se ishte…gënjeshtër

Sezoni në Spanjë ende nuk ka mbaruar sepse nuk i kemi mësuar emrat e të gjitha klubeve që do të garojnë në La Liga sezonin e ardhshëm. Pjesa e rregullt e sezonit në Segunda përfundoi zyrtarisht mbrëmë dhe pozitën në rangun më të fortë të futbollit spanjoll e siguruan Almeria dhe Valladolid, të cilët në fund patën fatin më të madh në javën e fundit.

Vendin e tretë në La Liga do ta zbulojmë pas play-off-it që arritën të bënin Eibar, Girona, Las Palmas dhe Tenerife. Eibar do të luajë në gjysmëfinale kundër Gironas, ndërsa në ndeshjen e dytë do të përballen skuadra nga Ishujt Kanarie të Las Palmas dhe Tenerife.

Mirëpo, tronditjen më të madhe mbrëmë e kanë përjetuar lojtarët dhe tifozët e Real Oviedos. Ky klub ishte në prag të arritjes së play-off-it dhe të gjithë në stadium mendonin se Oviedo do të shkonte në play-off, por në fund morën informacion tronditës.

Oviedo mposhti Ibizën me rezultat 3-2 dhe lojtarët e kësaj skuadre ishin të sigurt që do të shkonin në play-off dhe madje filluan të festojnë, por më pas morën informacionin se nuk do të ketë një përfundim të tillë. Rezultatet nga fusha të tjera në fund nuk i shkojnë në favor Oviedos, i cili mbeti pa playoff dhe humbi shansin për t’u rikthyer përfundimisht në La Liga pas rënies nga kategoria në 2001.

Oviedo kishte nevojë për humbjen e Gironës në ndeshjen kundër Burgos dhe mori informacion se Burgos kaloi në epërsi me 1:0, pas së cilës filloi një festë e madhe, por ata shpejt e kuptuan se nuk kishte gol dhe se ndeshja përfundoi 0:0, ndërsa Girona shkoi në Play Off. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *