Luka Modriç ishte në lartësinë e duhur mbrëmjen e 28 majit, kur ngriti për herë të pestë në karrierën e tij trofeun e Champions League-s. Sigurisht që vëmendja karshi tij ka qenë e madhe pas përfundimit të kësaj finaleje, teksa gazetarët kanë nxituar të marrin një prononcim të tijin.
Por duket se nga interesi i mediave ka pasur edhe të mërzitur. Fëmijët e mesfushorit kroat ndërpresin për një moment intervistën e tij dhe fitojnë simpatinë e gazetarit. “Babi, babi, babi, duhet të ikim”, ishin fjalët e thëna nga vajza e Luka Modriçit. “Eja, le ikim! Fëmijët po më thërrasin”, është shprehur më pas kroati, duke u larguar nga intervista./Sport Ekspres/
Luka Modri? pic.twitter.com/r1WmVJzP73
— De?ak iz kraja (@Virim_iz_coska) May 29, 2022