Presidenti Halili i përshëndet me titullin kampion: Analistët thanë se Tirana nuk shkonte më shumë se vendi i 5

Tirana arriti që të fitonte titullin kampion në Superiore. Ekipi i Orges Shehit mbajti një ecuri mbreslënëse duke arritur 20 pikë në çdo fazë të kampionatit dhe pa i njohur lëkundjet. Menjëherë pas ndeshjes me Kukësin, presidenti Refik Halili ka treguar për “Ora News” se analistët ishin dyshues për bardheblutë.

“Fillimi për ne nuk ka qenë i mirë. Të gjithë analistët thonin se Tirana nuk do të shkonte më shumë se vendi i 5. Është punuar mirë dhe duhej më tepër kohë për lojtarët që të përshtateshin dhe të vinin në formë. Nuk shkojnë të gjithë gjërat vaj në asnjë skuadër. Më pas bëmë shumë mirë, flasin vetë pikët, kemi dalë me 20 pikë thuajse në çdo fazë. Osmani ka bërë një punë të jashtëzakonshme, e gjithë skuadra bashkë është çelësi i suksesit”, tha Halili. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *