Sistemi VAR ishte një risi për futbollin shqiptar, duke rregulluar mjaft problematika mbi arbitrimin në “Abissnet Superiore”. Megjithatë ashtu si dhe në ligat e tjera ka patur parregullsi në përdorimin e teknologjisë. Për këtë arsye ka patur mjaft kontestime nga skuadrat shqiptare. “Supersport” ka listuar skuadrat që janë favorizuar apo ndëshkuar nga përdorimi i gabuar i VAR.
Ekipi që ështe favorizuar më shumë është Partizani, me 12 vendime në favor dhe 7 kundër, ndërsa më e panalizuara është Teuta, me 6 episode në favor dhe 10 kundër. Megjithatë këto gabime njerëzore në interpretimin e teknologjisë nuk kanë ndikuar aspak në renditjen e përgjithshme, çka tregon sukses në implementimin e saj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/