Zllatan Ibrahimoviç është padyshim një nga figurat që ka ndikuar më shumë në suksesin e Milanit këtë sezon. Sulmuesi suedez ka shënuar 8 gola në 23 paraqitje, por puna e jashtëzakonshme që ka bërë në dhomat e zhveshjes vlen shumë herë më shumë se statistikat brenda fushe.
Lëndimet e kanë shoqëruar gjatë këtij sezoni, ndërsa së fundmi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale që do e lërë gjatë jashtë fushe, rreth 8 muaj. Por luani nuk dorëzohet kurrë. Pavarësisht dëmtimit dhe moshës 40-vjeçare, Ibrahimoviç nuk ka ndërmend të ndalet. Maldini ka konfirmuar se: “Më kanë thënë se nuk ka për qëllim të dorëhiqet. Do të përpiqemi të gjejmë një gjuhë të përbashkët për rinovimin”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/