U përfol se Bekim Rexhepi do të kalonte te Vllaznia, portieri sqaron të gjithë të vërtetën në këtë çështje

Bekim Rexhepi ka kaluar një sezon të mrekullueshëm te Skënderbeu. Pavarësisht se korçarët nuk mbijetuan dot në Superiore, gardiani ka bërë paraqitje mbreslënëse. Pasi doli Partizani në skenë për të siguruar kartonin e tij, u përfol edhe Vllaznia si një destiancion i ri. Por në një prononcim për “Shkodra Sport”, Rexhepi hodhi poshtë gjithçka.

“Të them të drejtën, unë personalisht nuk di asgjë në lidhje me ndonjë interesim të Vllaznisë ndaj meje. Me mua nuk ka kontaktuar askush nga klubi Vllaznia. Mbase mund të ketë patur biseda mes klubeve, por e përsëris, unë nuk kam asnjë informacion në lidhje me këtë temë”, u shpreh Rexhepi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *