E fundit/ “Unë kam 0% meritë, kam qenë në hije”, Refik Halili jep lajmin e rëndësishëm: Shehi do jetë me ne

“Abissnet Superiore” ka ulur sot siparin për edicionin 2021/2022, i cili i takon Tiranës. Kukësi mposht bardheblutë në “Selmas Stërmasi” me rezultatin 2-3, duke e përfunduar sezonin në vendin e 4-t. Tashmë shpresat e verilindorëve varen nga Kupa e Shqipërisë, ku presin fitoren e Laçit. Ndërsa Vllaznia e sheh këtë kompeticion si shansin e fundit për të prerë një biletë për në Europë. Partizani ka fituar me rezultatin 3-4 kundër Laçit, ndërsa tre pikët i kanë marrë edhe Vllanzia që mposhti Kastriotin 1-3 dhe Egnatia pas sfitores 1-0 ndaj Dinamos. Ndërkohë Teuta nuk ka shkuar më larg se një barazim 0-0 kundër Skënderbeut. Pas përfundimit të ndeshjeve, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”.

Halili (Tirana): “Presidenti ka 0% meritë. Meritën e ka skuadra. Unë kam qenë në hije. Cilindo futbollist si në të shkuarën edhe tani, i jam shumë mirënjohës për kontributin që kanë dhënë për ekipin tonë. Ky ka qenë një kampionat mjaft i bukur me një grup lojtarësh të shkëlqyer. Kjo vjen si rezultat edhe i dorës së stafit, në vecanti të drejtorit Osmani. Frymëmarrja, oksigjeni i skuadrës sonë është tifozeria. Shehi do të jetë pjesë e skuadrës sonë. Është e padiskutueshme. Të dy kemi arritur shpejt një marrëveshje bashkë. Të dy duam ta çojmë këtë ekip sa më lart”.

Seferi (Tirana): “Guindo mund të marrë këpucën e artë? Nuk ka rëndësi ajo, rëndësi ka kush është kampion. Seferi është kampion i Superiores”.

Shehi (Tirana): “Karrierën time nuk kam qenë pjesë e Tiranës, por duke qenë trajner e kam kuptuar se sa klub i madh është. Ka qenë një sezon i lodhshëm. Janë për tu përgëzuar lojtarët, klubi dhe presidenti, që gjtihmonë kanë qenë bashkë për të kurorëzuar këtë sezon. Ka qenë një arritje e madhe. Klubi ka qenë shumë korrekt, shumë serioz. Duhet të jemi serioz në fushë që të qeshim pas ndeshjes. Të përfaqësohemi denjësisht për objektivat maksimale në Kupat e Europës, siç i ka hije këtij klubi të madh. E ardhmja? Kam katër ditë që gjithçka është vendosur. Do të bëhet zyrtare. Unë bëj punë sikur do jem gjithë jetën këtu. Shpresoj që me këtë grup të arrijmë sa më shumë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *