Pero Pejiç është shprehur pas ndeshjes së fituar të Kukësit ndaj Skënderbeut se do të presin fitoren e Laçit kundër Vllaznisë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Por Nevil Dede i ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, është shprehur se Kukësi nuk duhet ta llogaris të fituar ndeshjen e fundit me Tiranën në Superiore.
“Gjithçka varet nga këmbët e Kukësit, por do të jetë e vështirë. Do të jetë e tillë pasi Tirana ka festën e titullit në ndeshjen me Kukësin. Pavarësisht se janë shpallur kampion, do të mundohen të bëjnë mirë para tifozëve të tyre”, tha Dede. /Sport Ekspres/