Regi Lushkja është ndierë protagonist për herë të parë te Sherif Tiraspoli. Këta të fundit arritën të fitonin titullin kampion, por rruga ishte marrë që pa mbërritur mesfushori nga Laçi te ekipi në Moldavi.
Por në mbrëmjen e djeshme, Lushkja ishte protagonist në finalen e Kupës kundër Sfintul Gheorge. Goli i vetëm do të shënohej në minutën e fundit të takimit, teksa mesfushori dhuroi një perlë nga distanca. Sherifi ka postuar bo.mbën e Lushkjas që i solli trofeun e Kupës. /Sport Ekspres/