Pasditen e së shtunës do të luhet edhe derbi i fundit mes Dinamos dhe Tiranës. Derbi i kryeqytetit tashmë kthehet përsëri në… kryeqytet, pas sfidës mes Tiranës dhe Partizanit që u zhvillua në Elbasan.
Dinamo do të presë Tiranën në stadiumin e këtyre të fundit, në “Selman Stërmasi”. Klubi dinamovit ka nxjerrë në shitje biletat për këtë përballje, duke ftuar tifozët të mbështesin nga afër ekipin, pavarësisht se verdikti për rënien nga kategoria është dhënë. Biletat në tribunën A dhe B kushtojnë 1000 mijë lekë, ndërsa ato për tribunën karshi vlejnë 400 lekë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/