Mbrëmë në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan të Seviljes u luajt finalja e Europa League. Frankfurt arriti të fitonte falë ruletës ruse me Rangers, pas gabimit të Ramsey nga 11-metrat. Presidenti i klubit gjerman, Peter Fischer, kritikoi UEFA-n për finalen e luajtur në Sanchez Pizjuan.
“Dyqind mijë tifozë donin të ishin dje këtu, por 190 mijë janë të trishtuar sepse po luajmë në këtë stadium të Mickey Mouse”, tha presidenti i fituesit të Europa League, i cili nuk pajtohet me faktin se tifozët e Eintracht morën vetëm 10 mijë bileta nga UEFA për këtë ndeshje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/