Kalon klasën për herë të parë pas shumë javësh, vlerësimi i mirë për Brojën ndaj Liverpulit: Punojë shumë dhe mbylli mbrojtësit

Pas shumë javësh ku Armando Broja nuk ka lënë shije të mirë te Southampton, këtë herë vjen një vlerësim pozitiv për sulmuesin shqiptar. “Hampshire” e ka vlerësuar me notën 6, ndryshe nga të gjitha javët e fundit, ku thuajse asnjëherë nuk është kaluar nota 5.5. Në ndeshjen ndaj Liverpul, Broja arriti të krijonte vështirësi në mbrojtjen kundërshtare.

“U fut disa herë në pozicionet e duhura dhe goli iu mohua nga këmbët e Alison. Punon shumë në sulm për periudhë të gjatë kohe, duke mbyllur mbrojtësit e Liverpulit. Megjithatë ishte i izoluar në sulm për shumicën dërrmuese të ndeshjes”, shkruhet nga Hampshire. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *