Bashkim Tufa ka marrë mbrëmjen e djeshme një surprizë të bukur nga stafi i emisionit “Ora Sport”. Moderatorja Dorisa Keçani shkon drejt tijë me tortën e 70-vjetorit në duar, në të cilën shkruhej “Pena e artë”. Të pranishmit në studio i kanë festuar datëlindjen gazetarit të mirënjohur në emision, ndërsa në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Ora Sport” gjendej edhe djali i tij, Endi Tufa.
Sigurisht që surprizë e tillë ishte tërësisht e merituar, për një njeri që e ka kaluar gjithë jetën e tij me sportin dhe për vite të tëra i ka dhënë shumë gazetarisë sportive në vendin tonë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/