Bashkim Tufa ka komentuar në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“ “klasiken“ e futbollit shqiptar, e cila u fitua me rezultatin 3-1 nga Tirana. Gazetari i njohur shqiptar shprehet se ekipet ndërruan uniformat, teksa Vllaznisë që i nevojitej më tepër fitorja humb ndaj një Tirane që luan për statistika. Në fund Tufa ka folur edhe për finalen e Ligës së Konferencës dhe thotë se UEFA ka zgjidhur problemin për të mos pasur incidente mes tifozerive.
“Në këtë ndeshje janë ndërruar uniformat. Vllaznia që duhet të bënte Vllazninë bëri Tiranën. Vllaznia ishe kot. Të katërt golat i ka bërë Tirana, edhe ai autogoli. Tifozët në Ligën e Konferencës? UEFA e ka bërë një ndarje. Në Durrës do të jenë tifozët e Fejnordit dhe në Tiranë do të jënë tifozët e Romës“, ka thënë Bashkim Tufa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/