“Problemi më i madh është koka e tij”! Ish-shoku i ekipit dyshon për Ernest Muçin, trajneri që e krahasoi me Mesin i del në mbrojtje: Do vetëm pak besim

Ernest Muçi është kthyer në një temë në Poloni. Lojtari u mor si një nga talentet më të mëdhenj në Varshavë dhe tani është kthyer në lojtar stoli. Por te Legia nuk janë të zhgënjyer vetëm sepse “po i del blof” pritshmëria për lojtarin e marrë nga Tirana. Në Poloni e kanë parë spektaklin dhe aftësitë e jashtëzakonshme të këtij lojtari, vetëm se shumë rrallë.

Ish-trajneri i Legias, Michnieëicz, njeriu i vetëm që i besoi Muçit te Legia dhe e krahasoi me Mesin që në stërvitjen e parë, i ka dalë sërish në mbrojtje lojtarit shqiptar: “Është ende shumë i ri dhe ka shumë prespektiv. Sigurisht që nuk po e mbivlerësoj. Ka nevojë për mbështetje nga trajneri. Për t’u paraqitur mirë duhet të kesh ndjenjën se trajneri po të beson. Ai kishte besimin tim atëherë, unë jam ende i bindur se Legia mund të përfitojë shumë prej tij”, tha ish-tekniku i Legias.

Nga ana tjetër, lojtari që ka qenë më parë pjesë e Legias dhe shok skuadre me Muçin kur erdhi nga Tirana, Igor Leëzuk, ka shumë dyshime për të ardhmen. Pas komplimentave për aftësitë e Ernestit, problemin më të madh e sheh në sjelljen e shqiptarit dhe mënyrës së të menduarit. “Personaliteti i tij, mënyra se si reagon tregon se problemi më i madh i Muçit është vetë koka e tij. Nëse kjo nuk ndryshon, nuk do të kisha shumë shpresa të mëdha për të te Legia e Varshavës”, tha Leëczuk. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *