Specia siguroi mbijetesën edhe për një tjetër sezon në Serinë A pas fitores 2-3 kundër Udinezes. Rei Manaj humbi një penallti në minutën e 92-të, e cila mund ti kishte thelluar edhe më shumë shifrat. Megjithatë, paraqitja përgjatë gjithë lojës ka qenë e mrekullueshme nga ana e sulmuesit shqiptar, gjë të cilën e nxjerrin në pah edhe gazetarët gjatë konferencës për shtyp të trajnerit të Specias.
Tiago Mota ka folur me superlative për Rei Manaj. Kreu i pankinës së skuadrës italiane e quan futbollistin e Kombëtares kuqezi një djalë tepër të veçantë që ka merituar gjithçka që ka arritur këtë sezon.
“Ai është rritur shumë dhe ka ende hapësirë ??të madhe për rritje. Është një djalë i veçantë. Meritoi gjithçka që kishte këtë vit, kështu që ai ende mund të rritet. Unë do të doja të përmirësohej më tej në këtë frymë ekipore. Ai e di mirë se shokët e skuadrës kanë shumë respekt për të dhe kanë nevojë për të, ashtu siç ai ka nevojë për shokët e skuadrës. Ngadalë, me kalimin e kohës, sapo ta kuptojë këtë, ai ka kufij të jashtëzakonshëm për t’u rritur”, është shprehur Tiago Mota./Halit Delibashi-Sport Ekspres/