Rei Manaj ka bërë një sezon të mirë te Spezia, por ka një problem me koordinimin e rrjetës. Sa herë që ekipi i Motës shfaqet me sulmuesin shqiptar në fushë arrin të fitojë. Kjo nuk është rastësi, trajneri e ka komplimentuar pasi Manaj nxjerr një repart të vetëm në sulm dhe krijon hapësira për të tjerët.
Megjithatë problemi më i madh i Reit është shënimi i golit. Këtë herë Manaj nuk arrin që të tund rrjetë as nga 11-metërshi. Në ndeshjen e sotme që Spezia e fitoi në shifrat 2-3, sulmuesi i Kombëtares humbi penallti në mintuën e fundit. /Sport Ekspres/