U akordua penallti për Tiranën, VAR shpëton gafën e arbitrit me Seferin që tentoi “vjedhjen” si Vidali ndaj Real Madridit

Tirana dhe Vllaznia po vazhdojnë takimin në shifrat 1-1. Bardheblutë shënuan që në minutën e 8 falë spektaklit të Taulant Seferit që vallëzoi me qendrën e mbrojtjes së shkodranëve, për të gjetur golin.

Kampionët e Superiores ishin pranë “përfundimit” të takimit që në minutat e para. Arbitri akordoi penallti në minutën e 18 pas duelit të Krymit me Taulant Seferin. Megjithatë VAR e thërriti për të riparë rastin duke shpëtuar gafën e madhe.

Seferi nuk kishte asnjë kontakt me lojtarin e Vllaznisë dhe u rrëzua në zonë pasi goditi tokën, duke mos prekur topin. Një rast i ngjashëm me atë të Vidal në ndeshjen e dikurshme të Champions League mes Realit dhe Juventusit, por këtë herë lojtari kundërshtar ishte më afër dhe për këtë arsye arbitri “u mashtrua”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *