Në ditën e sotme është luajtur edhe Play Off i Kategorisë së Parë. Apolonia ka arritur të fitojë ndaj Tërbunit me shifrat 1-0. Penalltia e Krasniqit në minutën e 18 ka mjaftuar për vendasit që t’i dalin dhe të kalojnë në finale. Nga krahu tjetër edhe Korabi ka triumfuar ndaj Tomorit me shifrat 1-0, falë golit të Gecit në minutën e 41.
Këto takime u luajtën vetëm me një ndeshje dhe stadiumi u përcaktua në bazë të renditjes më të mirë të përgjithshme. Gjithashtu nëse do të kishte barazim pas 90 minutash, do të kalonte më tej ekipi që është renditur më mirë në kampionat, duke favorizuar në këtë rast Apoloninë dhe Korabin.
Kjo do të thotë se Apolonia dhe Korabi do të luajnë në finalen e Play Off. Në fund, fituesi do të përballet me vendin e tetë të Superiores për të diskutuar biletën e ngjitjes në Kategori. /Sport Ekspres/