Pas sezonit të shkëlqyer te Skënderbeu, Bekim Rexhepi nuk pritet të rikthehet te Shkëndija e Tetovës. Portieri ka ngjallur interes të madh në Superiore dhe pritet që të vazhdojë karrierën te Partizani. Nga ana tjetër, ekipi shqiptar i Tetovës do ta zëvendësojë me një tjetër prodhim të Superiores.
Sipas asaj që raporton “Infosport”, Shkëndija do të tentojë që të marrë Alen Sherrin e Laçit. Gardiani kërkon të ndryshojë ambient dhe kuqezinjtë janë gati që ta mirëpresin me objektivin për të rrëzuar Shkupin nga froni. /Sport Ekspres/