Skuadrat e Kategorisë së Parë nisin rrugën drejt Superiores, ja axhenda për fazën play off

Kampionati i Kategorisë së Parë ka përfunduar. Bylisi dhe Erzeni kanë siguruar një biletë për në “Abissnet Superiore” për sezonin e ardhshëm, ndërsa në garë për një vend mes 10 më të mirëve të Shqipërisë janë edhe katër ekipe të tjera. Apolonia, Korabi, Tomori dhe Tërbuni do të luajnë shanset e tyre në fazën play off.

Apolonia do të përballet me Tërbunin, ndërsa Tomori do të ndeshet me Korabin këtë të shtunë në orën 16:00. Sfidat nuk do të kenë ndeshje kthimi, teksa fituesit do të përcaktohen në fund të 90 minutave. Nëse kjo kohë nuk mjafton, atëherë shtesat dhe penalltitë do të jenë vendimtare për të vendosur ekipet që do të shkojnë në fazën finale. Fituesit e të dyja çifteve do të luajnë përballë njëri-tjetrit, për të siguruar kështu finalen me ekipin që do të përfundojë në vendin e 8 në “Abissnet Superiore”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *