Karim Adeyemi po lufton ende me Xhakomo Vrionin për golashënuesin më të mirë të Austrisë. Talenti gjerman ka arritur të shënojë 4 gola më shumë se sulmuesi shqiptar, kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje nga fundi. Megjithatë Vrioni ka treguar se nuk ka limite në ditë të mirë dhe tripletat nuk i kanë munguar në këtë sezon.
Ndërkohë ofertat dhe interesimet për Karim Adeyemi kanë qenë të jashtëzakonshme. Pak orë më parë ka ardhur edhe zyrtarizimi i tij te Dortmundi. Për të treguar besimin e dhënë nga klubi gjerman mjafton që të theksojmë kontratën e tij, deri në qershor të vitit 2027. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Borussia Dortmund is thrilled to announce the signing of German International, Karim Adeyemi, on a contract until June 2027! ? pic.twitter.com/JEoNB6VleY
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) May 10, 2022