Presidenti i Teutës ndërhyn gjatë emisionit: Nëse Tirana nuk respekton Superioren, Refik Halili, Orges Shehi dhe Tefik Osmani janë “non grata” në Durrës

Teuta është duke kërkuar ende një vend në Europë dhe duket se shpresat e tyre nuk janë ende të venitura. Ndërkohë në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, ka ndërhyrë edhe presidenti i Teutës, Hasanbelliu, nëpërmjet një mesazhi.

Duke parë që Tirana e shpallur automatikisht kampion do të përballet me Vllazninë dhe Kukësin, te Teuta kërkojnë që të marrin maksimumin në këto takime. “Nëse Tirana nuk respekton kampionatin, Refik Halili, Orges Shehi, Tefik Osmani dhe Starova do të shpallen non grata në Durrës”, tha Hasanbelliu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *