VIDEO/ Çfarë ka djaloshi shqiptar? Video që e tregon saktë, tani duket sikur po luhet Brentford-Broja

Shqiptarët janë shqetësuar jo pak nga mungesa e golit prej një kohe të gjatë të Armando Brojës. Çfarë ka djaloshi? Menjëherë pasi Southampton siguroi objektivin e saj dhe po luan formalisht në kampionat, nisi edhe zbehja e sulmuesit të Kombëtares. Hasenhutl e ka lënë edhe disa herë në stol, ndërsa në ndeshjen e sotme me Brentford e ka nisur nga minuta e parë.

Lojtarët e Southampton nuk e kanë shërbyer Brojën në gjithë këto kohë dhe në një tjetër rast flagrat në minutat e para, Perraud e sheh tërësisht të boshatisur për të tundur rrjetën, por tenton një mrekulli në këndin e pamundur.

Menjëherë pasi Brentford shënon 2 gola në 2 minuta, lojtarët nisin ta shërbejnë Brojën. Jo pak, por rreth 7 raste të rrezikshme ka krijuar sulmuesi shqiptar në këto 45 minuta të para, ku 3 prej tyre mund të ktheheshin edhe në gol. Kaq shumë raste nuk i ka pasur për rreth 10 ndeshjet e fundit me Southamptonin. Finalizimi nuk ka qenë i duhuri, por edhe në ndeshjen e sotme Broja po e tregon se turbon e ka ende të ndezur. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *