Edhe mrekullitë ndodhin! Nisën të bënin planet për Serinë B, ekipi i Veselit del për herë të parë nga zona e ftohtë dhe ka kalendarin aleat për mbijetesën

Pak kush mund ta mendonte disa muaj më parë se Salernitana do i shpëtonte rënies nga kategoria. Madje as vet klubi nuk e besonte se diçka e tillë vërtetë ishte e mundur. Të gjendur në vendin e fundit në renditje, me një seri rezuktatesh negative dhe me një diferencë të konsiderueshme pikësh, te Salernitana e mendojnë sezonin e tyre të pashpresë dhe nisin të thurin plane për atë pasardhësin në Serinë B.

Më 15 shkurt, Nikola vjen në krye të pankinës dhe ndryshon tërësisht situatën, duke vërtetuar se edhe mrekullitë ndodhin. Me fitoren 2-1 të arritur sot kundër Venecias, Salernitana del për herë të parë jashtë zonës së ftohtë për këtë sezon. Tashmë ekipi në të cilin bën pjesë edhe Frederik Veseli gjendet në vendin e 17 me 1 pikë më shumë se Kaljari. Të dyja këto skuadra do të përballen me njera-tjetrën javën e ardhshme, në një sfidë vendimtare për mbijetesën. Ndërkohë fati i buzëqesh Salernitanës në këto javë të mbetura, ku ka edhe kalendarin aleat. Salernitana do të përballet me Empolin dhe Udinezen, ndërsa Kaljari me Interin dhe Venecian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *